Published On: 25 Prill, 2017

Prilli i thyer dhe Demarkacioni

  • Ndonëse është paralajmëruar nga vetë kryetari i Kuvendit procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duket që as këtë muaj nuk do të dalë në votim para deputetëve.

Kjo pasi kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel ta lusë Bashkimin Evropian të ndërrojë mendje sa i përket demarkacionit, në mënyrë që Kosova të mos e humbë mundësinë për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

E një arsye e dytë po shihet edhe mungesa e votave për kalimin e kësaj marrëveshjeje. Në Qeveri thonë se vendimi për kthimin e Marrëveshjes së Shënjimit të Kufirit me Malin e Zi do të merret pasi kryeministri Mustafa të kthehet në vend, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës theksojnë se përgjegjësinë totale për kthimin e demarkacionit e ka kryekëput kryeministri Mustafa.

Ndërsa, ata që vazhdojnë të mbesin skeptikë në kalimin e Marrëveshjes së Demarkimit të Kufijve me Malin e Zi janë përfaqësues të opozitës në vend, të cilët insistojnë se kjo marrëveshje nuk do t’i ketë 80 votat e duhura.

Ndryshe, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se demarkacioni nuk do të vijë as këtë muaj në Kuvend.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se fati i Demarkacionit do të përcaktohet pas kthimit të shefit të tij nga Brukseli.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...