Published On: 10 Korrik, 2017

Prezantohet Tesla Model 3

  • Kreu i kompanisë Tesla, Elon Musk, përmes Twitterit ka publikuar një fotografi në të cilën shihet modeli i parë serik i Model 3.

Ky Sedan elektrik si koncept është prezantuar në prill të vitit të kaluar, ku kompania për këtë model deri më tani ka pranuar mbi 370 mijë porosi.

Musk, më herët kishte njoftuar se më 28 korrik zyrtarisht 30 pronarë do të bëhen me Model 3 të tyre, ndërsa në gusht do të bëhen rreth 100 si dhe në shtator 1500, transmeton Koha.net. Kështu, dërgesat me Model 3 do të arrijnë deri në 20 mijë për një muaj, gjë që pritet të ndodh nga muaji dhjetor.

Sa i përket çmimit, modeli bazë në SHBA do të kushtojë rreth 35 mijë dollarë, ndërsa duhet të kujtojmë se ky version autonominë do ta ketë të paktën deri në 345 kilometra dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h do ta arrijë për 5,6 sekonda.

Tesla vazhdimisht është duke përmirësuar sistemin e saj gjysmë-autonom, por blerësit do të duhet të paguajnë aq sa do ta shfrytëzojnë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...