Published On: 15 Qershor, 2017

Presidenti rrezikon shkeljen kushtetuese për mandatarin

Presidenti i shtetit rrezikon shkeljen kushtetuese në rast se herën e dytë arbitrarisht vendos ta mandatojë për kryeministër dikë jashtë partisë ose koalicionit që ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë. Dhe, kreu i shtetit pritet të sfidohet së shpejti me një situatë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjedhjet e parakohshme të së dielës e kanë nxjerrë si subjekt të parë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por përqindja e fituar nuk ia mundëson që vetëm me komunitete ta bëjë Ekzekutivin. Kjo për shkakun se, bazuar në rezultatin preliminar, koalicioni ka siguruar 39 ulëse në Kuvend. Komunitetet i kanë 20. E, për ta formuar Qeverinë kërkohet vota “për” e së paku 61 deputetëve, prej 120 sa ka Kuvendi.

Në anën tjetër, LVV-ja si parti e dytë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa si forcë e tretë politike kanë shprehur zotimin për të mos bashkëqeverisur me PDK-në. Të dyja kanë dhënë sinjale se mund të bashkëqeverisin mes vete, duke e nxjerrë kështu koalicionin PDK-AAK-Nisma në opozitë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...