Published On: 13 Qershor, 2017

Premtimi fisnik i Vetëvendosjes: Nëse vijmë në pushtet, në rastin e parë e shkarkojmë Hashim Thaçin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në njërën nga emisionet televizive, ka porositur presidentin Thaçi që nëse ai nuk ia jep mandatin Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë mund të shkarkohet nga posti.

Sipas Ahmetit, Hashim Thaçi duhet të mos bëjë lojë, pasi që mandatin pas herës së parë, do të duhet t’i dorëzohet Vetëvendosjes. Ahmeti e ka paralajmëruar  Thaçin, se mund të shkarkohet, nëse ai e shkel Kushtetutën.

“Mandati jepet nga populli, populli na i ka dhënë votat, kur ti kem votat në shkojmë në kuvend dhe e bëjmë qeverinë, nuk mundët ai me blloku, për ata po them që ditën e parë le ta kthejnë mandatin këta të parët, të dytën e provojmë në që ta bëjmë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit në rastin e parë që Thaçi bën shkelje të kushtetutës ata mund ta shkarkojnë nga posti i presidentit.

“Në momentin kur vlerësohet që ka bërë shkelje të Kushtetutës ne do ta shkarkojmë”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...