Published On: 4 Gusht, 2017

Pranohet kërkesa e PAN-it, Konjufca thotë se kryesuesi Mikullovc doli në favor të PAN-it

  • Nga Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit që e mbajtën shefat e Grupeve Parlamentare, Glauk Konjufca tha se kryesuesi, që është gjithashtu deputet i VV’së, Adem Mikullovci, ka marrë vendim në favor të PAN’it. Vendimi ishte që të mërkurën të ketë edhe një konsultë dhe të vendoset për seancën e re, kërkesë kjo që ishte parashtruar nga PAN gjatë mbledhjes.

Kryesia ka vendosur që të mërkurën në orën 10:00, ta mbajnë një mbledhje për caktimin e seancës së re, nën udhëheqjen e Adem Mikullovcit, raporton Express.

“Kryesuesi mori vendim në favor të PAN’it që të mërkurën të këtë edhe një konsultë dhe të vendoset për seancë”, tha Konjufca.

Hoxhaj ka shtuar se propozimi i Veselit që deputetët tjerë ta votojnë Haradinajn për Kryeministër pasi ai të tërhiqet nga kandidimi për postin e kreut të Kuvendit vlen ende dhe si i tillë vazhdon të jetë qëndrim i PDK’së.

Koalicioni PAN kishte vënë dy kushte, atë votimin e kryetarit dhe kryeministrit në të njejtën seancë dhe kërkoi mbajtjen e një takimi tjetër, të mërkurën në orën 10:00, e kjo e fundit u aprovua nga Kryesia.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...