Published On: 5 Korrik, 2017

”Pozicioni i LDK-së për Demarkacionin, i pandryshueshëm”

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se strukturat e kësaj partie nuk kanë ndryshuar pozicionine tyre sa i përket Demarkacionit.

Abdixhiku në Zona B të Klan Kosovës, shtoi se LDK është e gatshme të gjejë një zgjidhje për Demarkacionin, në çfarëdo lloj mënyre të konsensusi politik.

”Pozicioni ynë sa i përket Demarkacionit është i pandryshueshëm. Do kërkojmë koncenzus politik. Përndryshe nëse vjen dikush tjetër në Qeveri, duhet t’i kërkojnë falje Kosovës që po ndryshon kufirin”.

”Ne jemi të gatshëm të gjejmë një zgjidhje për Demarkacionin coftë me bisedime të brendshme apo cfarëdo qoftë mënyrë. Do të kemi respekt edhe ndaj negociatave me Serbinë, e po ashtu edhe ndaj qytetarëve tanë”.

”Ka me qenë një punë përplot sfida, por kohë kemi për ta reformuar veten dhe do të bëjmë orientimin politik komfort interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

”Do të provojmë që shumë shpejt që të mobilizohen dhe rigjenerohen me të gjitha degët e LDK-së në vend për tu ringritur gjithandej. Mos të përzihen zgjedhjet lokale, me zgjedhje nacionale, nëse hedhim ne tavolinë do t’i trajtojmë me kokë”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...