Published On: 28 Maj, 2017

Postmitingu i PD-së, helmim i qëllimshëm apo problem teknik? Mblidhet me urgjencë shtabi i hetimeve

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala që mbulon informacionet e kronikës së zezë, ka dhënë detaje të rëndësishme përsa i përket hetimeve që lidhen me helmimin e dhjetra qytetarëve dje në mitingun hapës të Partisë Demokratike, ku mbeti i lënduar edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lala informon se në hetim është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Ushtarak dhe antiterrori, ndërkohë që priten ekzaminimi i analizave laboratorike që do të përcaktojnë nëse ishte apo jo helmim, dhe çfarë lloji helmi është përdorur, për të klasifikuar edhe veprën penale

“Kjo është ngjarje që mbetet ende misterioze për mënyrën se si ka ndodhur. Mitingu është zhvilluar normalisht,  dhe çdo gjë ka përfunduar si e tillë. Më pas kompania që është marrë edhe me organizimin e mitingut, ka çmontuar podiumin dhe më pas sheshi është pastruar nga Bashkia. Pra në këtë aspek ka vështirësi porsa i përket provave në terren. Personat e parë që kanë shfaqur probleme janë paraqitur në spital mëngjesin e sotëm. Numri i lartë i personave të prekur ka bindur mjekët që të njoftojnë policinë. Në terren, në vendin ku është zhvilluar mitingu, në orët e para të mëngjësit, është ngritur një skemë krimi. Edhe pse në rastin konkret nuk kishte prova materiale. Për hërë të parë në këtë hetim është përfshirë edhe ushtria shqiptare, forcat e Antiterrorit, Prokuroria e me radhë. Nga infot që kemi deri tani nuk është gjetur ndonjë provë, por janë duke u pritur rezultati i analizave nga mjekësia ligjore, por edhe nga ekspertët kimistë nëse ka pasur ndonjë provë.

Nëse Instituti i Mjekësisë Ligjore konstaton shenja të helmimit, do jenë eksepretë kimistë ata që do të përcaktojnë se çfarë lënde është përdorur. Në një situatë të tillë, nëse konfirmohet që kemi të bëjmë me një helmim të qëllimshëm, atëherë kjo do të ishte hera e parë në Shqipëri dhe do të kishim të bënim me një akt terrorist. Është e dituar që problemi nuk ka ardhur nga tullumbacët apo nga prozhektorët. Ndërkohë që më njoftojnë që në këto momente ka një mbledhje urgjente të gjithë të ekspertëve të të gjithë institucioneve, mjekësia ligjore, kimistë të ushtrisë, policia…”

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...