Published On: 28 Prill, 2017

Post Mortum a dështoi grusht shteti ne Maqedoni

Bit Gecaj

Por, Amerika do ta qoj ate ne ngrirje te thelle… Situata e re ne Maqedoni eshte e keqe, e rende. Atje po zbatohet nje skenar grusht shteti, nen dirigjimin dhe orkestrimin e kreut te shtetit Ivanovi dhe atyre qe deri dje drejtonin Maqedonine zyrtarisht. Gatishmeria dhe sakrifica e perhershme e shqiptareve, shumice, ne Maqedoni, per te qene te barabarte e bashkjetue me maqedonasit, eshte ofertuar ne menyre te vazhdueshme nga keta te paret. Por maqedonet kane hedhur ne vazhdimesi poshte kete oferte te shqiptareve atje. Refuzimi i kesaj oferte te perhereshme, te shqiptareve u pa edhe sot, ku u ushtrua dhune e papare, e kriminale kunder te zgjedhurve te popullit. Kesodore edhe mund te themi se u be grusht shteti, kundrejt ofertes shqiptare per bashkjetese, kunder vete shtetit, dhe multietnicitetit ne Maqedoni. Maqedonet e dijne faktin se mund te jene pakice ne Maqedoni, andaj jane te gatshem ta shkaterroin ate shtete, per ta lene te pa njohur kete fakt, qe ata pas shperberjes se ish RSFJ-e, i ka favorizuar per te qene ata qe ishin deri sot, e nuk dihet a do te jene neser! Por nje gje eshte mese e qarte, ne momentin qe SHBA, njeh per kryetar Kuvendi te Maqedonise Talat Xhaferin, çfar edhe eshte bere publike, permes kumteses zyrtare, nga ana e Ambasades se SHBA-e, ne Shkup, vetem pak ore pas zgjedhjes se tij, skenari i kryetarit aktual Ivanov, shkon ne ngrirje te thelle! Andaj shqiptaret me kurajo dhe plot vetedije, sahere duhet te falenderohen, dhe te thone, Rrofte Amerika, njeriu dhe Zoti i shqiptareve, qe per mese qindra vite ka kontribuar substancialishte ne egzistencen e tyre fizike e gjeografike.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...