Published On: 10 Gusht, 2017

Poshtërimi me monedhën…!

Nijazi Muhamedi

Poterja “patriotike” rreth futjes së “një simboli nga trashëgimia e komuniteteve” në Ligj-poshtërimin e gjuhëve është në fakt “potere vetëposhtëruese” më e shëmtuar që bëhet para shqiptarëve dhe nga shqiptarët. Në projekt poshtërimin nuk bëhet fjalë për monedha dygjuhëshe, por për një “simbol”, rreth “futjes” së të cilit tuxharët e sarafët e parasë, në zënkë e sipër gjoja, nuk qenkan pajtuar gjoja dhe ia kanë lënë Komisionit të Venecias (!).
Kjo tallje dhe ky vetëposhtërim u bë edhe në nxjerrjen e parë të kartëmonedhave në denarë të Maqedonisë dhe tuxharët e atëhershëm “u pajtuan” që në një kartëmonedhë të vihet një TAVAN NË DRUGDHENDJE, DHE NJË DOLLAP SHTËPIE TURKE, dhe kjo punë nuk shkoi në Venecia!
Ndërkaq, VALLTARJA ILIRE, MENADA E TETOVËS, e gjetur në Pollog nga gërmimet arkeologjike të Akademisë serbe me vitin 1926, është në kartëmonedhë si “trashëgimi antike maqedonase (!), kurse figurinat në monedhat metalike janë marrë po ashtu nga monedhat e periodës iliro-romake në Maqedoni, që i kanë në Muzeun arkeologjik (të mbyllura për studime).
Po, të kthehemi prapë ku e lamë fjalën. Me këtë poterë “patriotike” të tuxharëve, mbulohet turpërisht fakti se në ligj-poshtërimin e gjuhëve, “gjuha e 20 përqindëshit” nuk lejohet të përdoret në jetën ekonomike e tregtare, bile asnjë germë nuk mund ta shkruajsh, pra, nuk njohin argumentin më të fuqishëm se paraja e shqiptarëve mbush mbi gjysmën e buxhetit të Maqedonisë, dhe se remitanca e shqiptarëve mbush dy rebalance në vjet të buxhetit.
Poshtërimi tjetër, i lidhur prapë me paranë, ka të bëjë me mospërfshirjen në këtë ligj-poshtërim të NDËRMARRJEVE PUBLIKE QË PRESIN PARA, e të tjera, dhe PIKËRISHT TË AEROPORTIT TË SHKUPIT që MBUSHË ARKËN ME PARATË E SHUMICËS DËRMUESE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI E KOSOVË, BILE!

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...