Published On: 17 Korrik, 2017
Bota |

Polonia me kokëfortësi ndryshon ligjet e drejtësisë

Edhe Senati ka rënë dakord me ndryshime në drejtësi në Poloni. Të gjitha po shkojnë sipas dëshirës së qeverisë, përveç protestave.

Nga Deutsch Welle

Senati i Polonisë ka miratuar dy ligje kontestuese, me të cilat qeveria konservatore shtrin edhe më shumë kontrollin mbi autoritetet juridike në këtë vend. Pas Sejmit, tani edhe Senati i jep dritën jeshile ndrshimeve kontestuese ligjore tek autoritetet vendore të emrimit të gjykatësve. Kjo instancë është trajtuar deri tani si e pavarur, por në të ardhmen emërimet do të bëhen ndryshe. Autoriteti do të kontrollohet nga Partia për Drejtësi dhe Barazi (PiS) e cila ka shumicën absolute në parlamenti. Ka mbetur vetëm që presidenti Andrzej Duda ta nënshkruajë këtë dokument.

Për shkak të sjelljes së partisë PiS, Komisioni Evropian i BE ka nisur një proces gjyqësor kundër qeverisë në Varshavë, por deri tani pa pasoja.

Ndërhyrja e drejtpërdrejtë

Dokumenti i miratuar i lejon ministrit të Drejtësisë që të emërojë gjykatësit në Poloni. Vëzhguesit thonë se nënshkrimi i presidentit është pothuajse i sigurt. Kritikët nuk kanë mundur të stopojnë deri tani këtë proces. Argumenti i tyre për shkeljen e drejtësisë dhe parimeve të ndrarjes së pushtetit, nuk ka dhënë rezultate. Qeveria në Poloni nuk shqetësohet shumë për këto kritika. Senatori Bogdan Borusevicz nga partitë opozitare thotë:  “Këto ligje do ta varrosin pavarësinë e organeve juridike.”

Protestat

Të dielën në Poloni janë mbajtur protesta kundër ndryshimeve të ligjeve. Kjo protestë konsiderohej si një nga argumentet më të fuqishme të opozitës për të parandaluar futjen në fuqi të ligjeve, pasi ditët e mëparshme kanë protestuar vetëm disa qindra demonstrues. Ata i kanë bërë thirrje presidentit Duda që të vendosë veto dhe të mos nënshkruajë ligjet. Motoja e protestave ishte “Liria, drejtësia dhe vëllazëria.” Policia ka arrestuar me dhjetëra persona që kishin mbyllur rrugën drejt parlamentit në Varshavë.

Titulli origjinal: Polonia ndryshon ligjet që e “varrosin” drejtësinë

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...