Published On: 4 Gusht, 2017

Politologu Sallova: PAN-i mund t’i humbë mandatet e deputetëve

  • Politologu Donik Sallova thotë se nëse grupi parlamentar i PAN-it refuzon ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën për ta propozuar një kandidat të votueshëm për kryetar të Kuvendit, kjo duhet të konsiderohet shkelje e betimit të deputetit nga deputetët e këtij grupi.
  • “Për pasojë një padi në Gjykatën Kushtetuese do t’ua merrte mandatet deputetëve në fjalë, për mos ushtrim të detyrës së deputetit të përcaktuar me Kushtetutë! E drejta ekskluzive për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk nënkupton edhe zgjedhjen e tij me automatizëm, sidomos kur nuk e ke shumicën parlamentare. Madje, në këtë rast kandidati edhe pse i propozuar formalisht nga PAN-i duhet të jetë konsensual. Ose PAN-i t’i ofrojë për votim Kuvendit disa kandidatë”, ka deklaruar profesor Sallova./Indeksonline/
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...