Published On: 10 Korrik, 2017

Politika dhe morali

Abdulla Mehmeti

Mungesa e guximit për t’i kërkuar falje publike palës së dëmtuar është ofendim dhe qyqari!

Vetëvrasja (edhe ajo politike) ndalohet nga çdo fe, sipas parimeve morale dhe të krenarisë tonë tradicionale kombëtare.

A ka kërkuar falje publike deri më sot, ndonjëri nga politikanët shqiptarë në Maqedoni, për dështimet kapitale me pasoja afatgjata dhe të pariparueshme në shumë sfera, sidomos në ato politike, ekonomike dhe kulturore?

A e dinë këta politikanë se gjithçka është e regjistruar në shiritin e kohës, në formë të shkruar, të folur dhe në memorien e kësaj popullate?

A e dinë këta politikanë se kolegët e tyre maqedonas, disa armiq të përbetuar të shqiptarëve, përfshirë edhe ish kryetarin e shtetit, Gligorov, ish kryetarin e Kuvendit republikan, Andov, ish ministrin e Punëve të brendshme, Fërçkovski, ish kryetarin e Qeverisë, Georgievski, për disa raste të veçanta u kanë kërkuar falje publike shqiptarëve për qasjen e gabuar ndaj tyre në të kaluarën?

Çfarë ka intelektuale, burrërore, patriotike në këtë qasje mospërfillëse, të papërgjegjshme, injorante, të disa politikanëve shqiptarë të derisotëm ndaj çështjeve të pazgjidhura për të drejtat e natyrshme të popullit shqiptar në Maqedoni?

Përgjithësisht, kjo sjellje dëshmon për mungesë të theksuar të moralit dhe ndërgjegjes kombëtare tek ata, të cilët jo vetëm që i kanë dëmtuar interesat e shqiptarëve dje, por paturpësisht vazhdojnë t’i dëmtojnë edhe sot.
(10.VII.2017)

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...