Published On: 11 Nëntor, 2016

Policia tashmë ka raportin preliminar të autopsisë që konstaton vetëvrasjen e Astrit Deharit?!

Policia e Kosovës e ka intervistuar sot gjyqtarin e procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva lidhur me lejet që u ka dhënë drejtuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje për ta vizituar të ndjerin Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë është arsyetuar me volumin e madh të punës dhe nuk i ka analizuar mirë kërkesat për vizita.

 “Në kuadër të hetimeve kemi biseduar me gjyqtarin Kashtanjeva”, ka thëne ky burim.

Policia tashmë ka raportin preliminar të autopsisë që konstaton vetëvrasjen e Deharit. Pos tjerash është fokusuar edhe në pistën e shtytjes në vetëvrasje, ka bërë të ditur burimi.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se në kuadër të hetimeve po merren të gjitha veprimet. Ka thënë se nuk ka dhënë leje për intervistim të gjyqtarit porse nga ai ka kërkuar që të bëjë një shënim zyrtar për vizitat që ka lejuar në burg.

“Nuk është krejt ashtu. Unë kam biseduar me gjyqtarin dhe jemi marrë vesh që të bëjë shënim zyrtar. Nëse Policia e ka marrë në pyetje, atëherë i paska kaluar autorizimet e mia”, ka thënë Hoxha për Insajderin.

Ndërkohë kontakti me gjyqtarin ka qenë i pamundur.

Aktivisti tashmë i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka pasur gjithsej shtatë vizita.

Në të gjitha vizitat, të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre, familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

Në mesin e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kishin vizituar Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë qenë edhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë, Sami Kurteshi.

Vizitat janë bërë çdo të enjte ndërsa kanë zgjatur nga 60 minuta.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...