Published On: 1 Gusht, 2017

Policia po heton kërcënimet ndaj Thaçit, Kurtit, Ahmetit e Tërnaves

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin e grafiteve kërcënuese të shkruara në muret e Fakultetit Filologjik, për të cilin kishte raportuat mëngjesin e sotëm gazeta “Zeri”.

Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, ka thënë për “Zeri.info” se Policia është duke punuar për të sqaruar rastin e këtyre grafiteve.

“Rreth orës 10:30 policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka ndërmarrë veprimet e nevojshme të cilat ndërlidhen me ekzaminimin dhe marrjen e mostrave të nevojshme nga vendngjarja që mund të kontribuojnë në fazat e më pastajme të hetimit. Mbështetur në hetimin preliminar si dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes policia në koordinim edhe me prokurorin e shtetit ka filluar një hetim lidhur me shkrimin e grafiteve që konsiston në kanosjen e personave zyrtar”, ka thënë Borovci.

Mengjesin e sotëm, gazeta “Zeri”, ka raportuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ish-kryetari i VV-së Albin Kurti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të këtyre grafiteve nga njerëz të panjohur.

Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.

Ndërkohë edhe Bashkësia Islame, ka reaguar ndaj këtyre kërcënimeve, të cilat i ka quajtur të papranueshme dhe të dënueshëm për shoqëritë normale.

“Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit”, thuhet në një komunikatë të BIK-ut.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...