Published On: 16 Qershor, 2017

Policia ndjek gjatë natës furgonin, e zbulon në mëngjes ngarkuar me kanabis

710 kilogramë kanabis u zbuluan nga policia ndërsa një person u vu në pranga në fshatin Dukat të Vlorës.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me të Kufitarit dhe Migracionit në Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë natës kanë sinjalizuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, efektivët janë organizuar në mënyrë të tillë që të mos pikasen nga drejtuesi i furgonit, dhe e kanë ndjekur atë gjatë gjithë rrugës derisa e bllokuan në oborrin e një banese në Dukat. Aty policia arrestoi 71-vjeçarin Selaman Hamitaj, ndërsa shpalli në kërkim 44-vjeçarin B.T banues në Durrës, ai autorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

“Menjëherë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar të këtyre forcave policore, filloi ndjekja dhe bllokimi Furgonit me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë. Nga këqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total 710 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, thotë Policia.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /Gazeta Express

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...