Published On: 21 Tetor, 2016

Policia mohon njoftimet se shoferëve që vijnë nga Serbia po u kërkohet patentë ndërkombëtare

Mediat në Beograd kanë alarmuar për kaos të krijuar në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë. Sipas tyre, pala kosovare po u kërkon leje ndërkombëtare automjeteve që po qarkullojnë përmes këtij kufiri.

Por, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë treguar për Express, se të premten ka pasur vetëm një rast, kur një autobus nuk ka mundur ta kalojë kufirin për shkak të mungesës së një pjese të dokumentacionit të nevojshëm, për të lëvizur në territorin e Kosovës.

Sipas tyre, Policia nuk po kërkon në kufi asnjë dokument shtesë, apo që nuk është kërkuar më parë të përcaktuar nga Ministria e Transportit apo Doganat.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...