Published On: 20 Tetor, 2016

Policia me konferencë të jashtëzakonshme për arrestimin e një grupi kriminal

Policia e Kosovës do të organizojë konferencë të jashtëzakonshme pasditen e sotme.

Sipas po njoftimit, kjo konferencë ka të bëjë me një operacion policor, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me grabitje, vjedhje, vjedhje të rënda duke përfshirë edhe vjedhje të veturave.

Sipas PK-së, po ashtu do të prezantohen dhe dy raste të trafikimit me qenie njerëzore ku janë arrestuar disa persona si dhe janë identifikuar disa viktima të trafikimit.

“Në konferencë do të prezantohen të gjitha dëshmitë e sekuestruara, duke përfshirë automjete, para te gatshme, stoli ari, bizhuteri e gjësende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-s

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...