Published On: 13 Gusht, 2016

Policia kap tek Muzeu Kombëtar turkun që u largua nga Rinasi, mister motivi i arratisjes

Një shtetas turk i cili ju arratis policisë nga aeroporti i Rinasit më 8 gusht, u vu në pranga rreth orës 12:30 të ditës së sotme pranë zonës së Muzeut Kombëtar në Tiranë.

Policia Kufitare e Rinasit arrestoi 28-vjeçarin turk me inicialet I.E, i cili 5 ditë më parë u largua nga tranziti në Rinas gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentet e kthimit për në Turqi. Atij i ishte refuzuar hyrja ne territorin e Shqipërisë, sepse nuk  plotësonte kushtet e udhëtimit dhe të  hyrjes në mënyrë të rregullt në vendin tonë.

Nga verifikimet e kryera dhe këqyrja e  pamjeve filmike, rezulton se turku  ka përfituar nga fluksi i pasagjereve në dalje dhe rreth orës 15.00 ka realizuar hyrjen në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

“Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit nga Aeroporti Rinas në ditën e ngjarjes së këtij shtetasi,  pasi ky shtetas nuk kishte probleme me Drejtësinë dhe për këtë po punohet mbi zbardhjen e shkaqeve që e shtynë këtë shtetas për tu larguar në këtë mënyrë”, thotë policia në një njoftim zyrtar. /Gazeta Express/
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...