Published On: 16 Gusht, 2017

Policia jep detaje për sulmin ndaj Sokol Zogajt

Policia e Kosovës, përmes një kumtese, ka dhënë detaje për sulmin kundër drejtorit të burgjeve të Kosovës Sokol Zogaj bërë sot në mëngjes nga persona të panjohur.

Në kumtesë thuhet se sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një person është sulmuar (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën:

S.Z mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë e cila e ka dënuar atëdhe ka kërkuar nga organtet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të tij.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...