Published On: 12 Gusht, 2017

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Mitrovicë-Skënderaj

Një grua 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...