Published On: 8 Gusht, 2017

Policia gjen armën që u përdor në ekzekutimin e vushtrriasit

  • Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vrasjen e Kujtim Mehollit në Vushtrri, duke bër të ditur se hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

“Me 07.08.2017, rreth orës 01:50, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti ,,person i zhdukur”. Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gusht 2017, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Policia inicion rastin dhe fillon hetimet. Pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti, rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017,  policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica  nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

Në vend ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit e nevojshme policore përfshirë edhe prokurorin e rastit. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga ana e prokurorit të rastit është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion mjeko- ligjor” njofton policia, shkruan Veriu.info.

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është  kualifikuar  si  “Vrasjes e rëndë”.

Bëhet e ditur se mbi dyshimet e bazuara në orët e mbrëmjes së datës 7 gusht 2017, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale ’’ vrasje e rëndë”, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë  duke zhvilluar  hetime për zbardhjen plot të rrethanave të këtij rasti.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...