Published On: 27 Gusht, 2017

Policia finlandeze e zbulon identitetin e të dyshuarit për sulmin me thikë i cili kishte dhënë emër të rrejshëm

  • Policia finlandeze ka thënë sot se azil kërkuesi maroken, i cili e ka pranuar se i ka vrarë dy gra në një sulm me thikë javën e kaluar, është identifikuar nga autoritetet. Ai u kishte dhënë identitet të rrejshëm zyrtarëve finlandezë kur ishte futur në Finlandë në vitin 2016.

Policia ka theksuar se i dyshuari kryesor, i cili më parë u identifikua si Abderrahman Mechkah, 18-vjeçar, ishte lindur në vitin 1994 në Marok, transmeton Express.

“Identiteti i tij tashmë është konfirmuar, pra tash e dimë se me kë kemi punë,” ka thënë kryeinspektorja e Zyrës Kombëtare të Hetimeve, Crista Granroth, për Reuters.

Policia nuk e ka publikuar emrin e vërtetë apo moshën e të dyshuarit.

Tetë persona u lënduan në sulmin me thikë të 18 gushtit në qytetin bregdetar jugperëndimor të Finlandës, Turku, i cili po hetohet si sulmi i parë terrorist në Finlandë.

I dyshuari, i cili është në paraburgim, ka thënë në gjykatë se është përgjegjës për sulmin, por e ka mohuar se motivi i tij ishte terrorizmi. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...