Published On: 3 Nëntor, 2016

Policia e Kosovës: Nehat Thaqi rikthehet në detyrë, nuk do të mbajë inat me serbët

Pas lirimit të Nehat Thaqit, policia ka njoftuar se nënkoloneli Thaqi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

Thaqi do t’i shërbejë të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga policia:

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaqit ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb./Gazeta Express

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...