Published On: 3 Korrik, 2017
Bota |

Policia e Francës shmang vrasjen e presidentit Macron

Policia e Francës ka shmangur një sulm ndaj presidentit Emanuel Makro. Agjentët kanë arrestuar një person me bindje nacionaliste të ekstremit të djathtë, i cili planifikonte vrasjen e kreut të shtetit.

Një person është arrestuar nën akuzën se po organizonte një plan për vrasjen e presidentit të Francës, Emanuel makro në festën për Ditën e Bastijës, siç njihet ndryshe festa e pavarësisë që celebrohet me 14 korrik. Në këtë event do marrin pjesë dhe shumë liderët të tjerë të botës, siç është dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Autoritetet njoftuan se personi I arrestuar është një 23-vjeçar.

 Sipas radio France Info, ai planifikonte të sulmonte presidenti Makro me 14 korrik në momentin e paradës në Shomps Elize në Paris. 23-vjeçari, akuzohet për aktivitet individual terrorist. Ai e përshkruan veten si një nacionalist

I së djathtës ekstreme dhe ka pranuar për policinë e Francës se dëshironte që të kryente një përkushtim politik duke vrarë Makro.

Sipas raportit të policisë franceze, 23-vjeçari ka thënë gjithashtu se dëshiron të sulmojë personat me ngjyrë, arabët, hebrenjtë dhe homoseksualët. Forcat e sigurisë janë alarmuar nga disa përdorues të një faqe interneti për lojëra, pasi I arrestuari ka shkruar në një koment se dëshiron të blejë një armë kallashnikov për të kryer një sulm. Policia njofton se është shumë shpejt për të thënë nëse 23-vjeçari është I lidhur me një rrjet më të gjërë. Ai është dënuar më parë në 2016 për aktivitete që lidhen me terrorin. Vitin e kaluar 86 persona humbën jetën nga një sulm terrorist që u krye me kamion në Ditën e Bastijës në qytetin e Nisës.

Alarmi sa vjen e rritet për sulme të mundshme. Nga ana tjetër, presidenti Makro njoftoi se do të heqë gjendjen e emegjencës që u vendos në gjithë vendin në nëntor të 2015 për shkak të sulmeve terroriste të shumta që u regjistruan në Paris.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...