Debate Kulturë Lajmi Kryesor 3 Lajmi Levizes

Polemika shkencore e Arif Matit për çështjen pellazgjike!

Kjo polemikë është hapur nga Luftullah Peza!

Arif Mati

Pas përgjigjeve që u kam bërë fyerjeve të zotërinjve Luftullah Peza dhe Rasim Bebo kam bërë një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve më të rëndësishme të tezës ime. Ja çfarë i kam thënë z.Lutfullah Pezës në ato përgjigje:

«Ja pra (këtu me poshtë) për kulturën tuaj dhe për të përgjigjur çfarë mendoni gabimisht nga veprat e mia ja një sintezë të tezës ime:

Tri fenomene thelbësore karakterizojnë periudhën kur Grekët u shfaqën për herë të parë pas shekullit VIII para erës sonë:

o Kultura materiale (d.m.th): djegia e të vdekurve, ndërtimi i Tempujve, metalurgjia e hekurit dhe stili gjeometrik.

o Përshtatja e shkrimit alfabetik.

o Ekspansioni kolonial

Këto janë ngjarjet:

  • Duhet shënuar një fakt domethënës: sipas arkeologëve popullsia e Atikës do të jetë katërfishuar ndër 50 vite, në vitet 800 deri 750 para erës sonë! Ky emigracion është një shembull që vërteton pushtimin grek në ato kohë.
  • Zhdukja e mbretërisë dhe vendosja e Tiranisë. Ky është një shembull tjetër që vërteton ndriçimin politik dhe shtetërorë në ato kohë.
  • Shfaqja e hyjnive të reja të panjohura nga Homeri, si ajo e Dionisit.
  • Lëvizjet e kolonizimeve do të kenë filluar rreth vitit 775 para erës sonë (datë e diskutueshme, në parim 60 vite zbritje) drejt deteve të perëndimit (Korfuzi, Italia, Marselia…) dhe rreth viteve 700-680 para erës sonë drejt brigjeve të Azisë së Vogël dhe Detit të Zi. Kjo është epoka e krijimit të korridoreve të famshëm tregtarë (“emporion”) dhe “Apoikoi” (“kolonitë”).
  • Praktika e djegieve së të vdekurve zëvendëson atë të varrosjes së të vdekurve edhe te vetë të ashtuquajturit “Mikenët”.
  • Qytetërimi i Hekurit zëvendëson atë të Bronxit. Homeri në poemat e tij flet shpesh për hekurin, ndërkohë që “Mikenët” nuk e njihnin përdorimin e këtij metali.
  • Shfaqja e shkrimit alfabetik nga fundi i shekullit VIII para erës sonë, i cili konkretizohet vetëm nga fundi i shekullit VII dhe pastaj në mes të shekullit VI pes me botimin e Iliadës dhe Odisesë nën tiraninë e Pisistratit (rreth viteve 600-527 para erës sonë). Përveç kësaj, këto poema kanë vazhduar të “zbukurohen”, të ripunohen dhe të manipulohen deri në epokën aleksandrine (shekulli III), periudhë gjatë së cilës ato janë transkriptuar përfundimisht sikur i lexojmë ende sot. Te Homeri nuk ekziston asnjë aluzion për ndonjë lloj shkrimi alfabetik por vetëm për një gjuhë të Perëndive (ajo e Zeusit dhe e Pellazgëve) dhe në gjuhën e njerëzve (të Helenëve).
  • Ndërtimi i tempujve prej “guri” fillon nga shekulli VII para erës sonë. Tempujt e lashtë: dy “Heraia” të Argosit dhe të Olimpit ishin të ndërtuara mbi një bazament tullash të thara dhe me kolonada prej druri! “Naos-i”, formë e vendit të shenjtë nuk është aspak të një kohe më të mëparshme se fundi i shekullit VII para erës sonë. Vendi i shenjtë i Delfit kushtuar Apollonit, fillon të vizitohet në shekullin VIII para erës sonë, por tempulli i Apollonit është ndërtuar vetëm në shekullin VII para erës sonë. I djegur në vitin 548 para erës sonë, ky tempull u rindërtua rreth vitit 510 para erës sonë. Nën tiraninë e Klistenit (vitet 600-570 pes) Delfi u bë vendi i shenjtë më i madh grek: Kërthiza e botës (omfaloni)!.
  • Stilet arkitekturore u shfaqën fillimisht me Dorianët në shekullin VII pes (dorik) pastaj me Jonianët në shekullin VI pes (jonik) dhe më në fund stili korintian në shekullin V pes. Nga viti 725 pes fillon arti orientalizues.
  • Stili gjeometrik u shfaq në qeramikë. Kulmi i tij vendoset në vitet 770-750 pes (Dipilon, Lefkandi).

Kremtimi i Lojërave Olimpike të para fillon në vitin 776 pes (datë e diskutueshme) dhe Lojërave Pitike në vitin 582 pes. Panathinasit janë themeluar në vitin 566 pes. Te Homeri nuk ekziston asnjë kremtim i këtij lloji.

  • Një lloj lufte e re zhvillohet në Greqi me shfaqjen e Hopliteve: armatim i ri (hoplon, porpak, antilabe, knemide) dhe një formë e re luftimi (Falanga).
  • Polisi, sipas disa autorëve, u shfaq në shekullin VIII pes dhe sipas disa të tjerëve në shekullin VI pes. E drejta e qytetarisë u vendos përfundimisht për Athinën vetëm në shekullin VI pes.
  • Homeri nuk i njeh një numër ngjarjesh apo faktesh të papritura, nënkuptohet pas shekullit VIII pes. Pra është fjala për ndërfutje të mëvonshme.
  • Ai nuk e njeh mitin e Deukalionit, i cili e bën birin e tij, Helenin stërgjysh të Grekëve. Tukididi (I, 3) mendon se duke u nisur nga ky brez fillon e helenizohet Greqia. Mirëpo Homeri ka përmendur të tjerë “Deukalionë” :
  • Biri i Minos, babai i Idomenës (Iliada XIII, 451, 453)
  • Uliksi trajtohet si biri i tij (Odisea XIX, 181).
  • Luftëtari trojan i vrarë nga Akili (Iliada XX 478, 453).
  • Në të njëjtën mënyrë ai nuk i njeh Jonianët, Dorianët dhe legjendën “Kthimit të Heraklidëve”. Përveç kësaj, Eskili (rreth viteve 525 – 456 erës sonë) i përmend vetëm një herë Jonianët. Dorianët, përsa u takon atyre, janë përmendur me disa raste vetëm duke filluar nga Pindari (510 – 438 para erës sonë). As Jonianët, as Dorianët nuk janë përmendur nga dokumentet hitite, egjiptiane apo ugarite. Atëherë si t`i shpjegojmë të gjitha këto të meta? Pavarësisht kësaj, Tukididi pohon se Heraklidët do të pushtonin Peloponezin 80 vjet pas luftës së Trojës, d.m.th. rreth vitit 1103 para erës sonë ! Ky është gabimi I madh : a të jetë ky krijuesi i ngatërresave? Megjithatë, Homeri katër shekuj pas luftës hipotetike të Trojës dhe tri shekuj para Tukididit nuk i njihte Dorianët !
  • Homeri nuk i njeh Epigonët, bij të “Shtatëve” kundër Tebës.
  • Homeri nuk e njeh kulturën e maskave prej metali, kaq e shpeshtë te ashtuquajturit “Mikenët”.
  • Homeri nuk e njeh emrin e Delfit, vendi i shenjtë më i shquar grek. Në të vërtetë ky vend i shenjtë gjendet në të njëjtën vendndodhje me atë të Pitos, i vetmi i njohur nga Homeri. Delfi është simboli i qytetërimit grek stricto sensu (omfalos : kërthiza e botës) dhe një nga provat e prekshme të pushtimit të Greqisë nga pushtuesit Helenë.
  • Homeri nuk e njeh mitin sipas të cilit Tetis, nëna e Akilit e njomi thembrën e birit të tij në lumin Stiks, me qëllim që ta bëjë të pacenueshëm, përveçse në themër.
  • Homeri nuk e njihte ekzilin e “Edipit”, sakrificën e “Ifigjenisë”.
  • Homeri e njihte “Tezeun që kishte rrëmbyer “Arianën”, por nuk njihte “Tezeun mbret të Athinës” dhe bashkuesin e Atikës. Si rrjedhoje ai nuk njeh “Sinekizmin” që fillon me Tezeun, i cili i bashkoi në një qytet të vetëm bashkësitë e shpërndarura.
  • Homeri nuk njeh legjendat tragjike në lidhje me Pelopsin, i ashtuquajtur gjyshi i Agamemnonit dhe Menelaut dhe eponimin e Spartanëve. Si rrjedhoje ai nuk e njeh emrin e Peloponezit që quhet Argosi aken.
  • Homeri nuk njeh emrin e Maqedonisë, të cilën e quan Emathia. Në të vërtetë ky emër (Maqedoni) është i një formimi mjaft të vonë (shekulli V para erës sonë).
  • Homeri nuk e njeh Orfeun dhe birin e tij Muzën. Megjithëse Orfeu konsiderohej nga grekët si frymëzuesi i qytetërimit të tyre.
  • Së fundi, Homeri nuk njeh Dionisin, perëndia e fundit e teogonisë greke.

Ja shkurtimisht të dhënat dhe provat që lidhin Pellazgët me Shqiptarët.

Këtu do të shpjegoj përse Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejt të Pellazgëve përmes Trako-Ilirëve. Kjo do të shërbeje disa Shqiptarë që ende nuk e dinë se kush janë Pellazgët…dhe Shqiptarët e vërtetë. Në qoftë se kam filluar studimet e mia ka tani me tepër se 50 vjet, është vetëm falë një frazë në Iliadë (XVI, 234/236) ku ndodhët lutja e Akilit drejtuar “Zeusit” në atë poemë epik:

« Zeus O mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé… ». Domethënë përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG!

Për sa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke e cilësuar si një Pellazg dhe Pellazgët të cilësuar si hyjnorë dhe një fakt tjetër që vërteton lindjen e tij në Kretë në një «Shpellë» në malin Ida në Krëtë (fjalë që rrjedh nga gegënishtja «Kre, kretë» – udhëheqësit e ishullit – dmth toskërisht «krye, kreu, krërë» apo kokë, kokët), është ajo frazë e përmendur në Iliadë (Kënga XVI, 234/236), e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja fraza e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe shpëtuar nga manipulimeve të logografëve grek).

Që në fillimin e studimeve të mia kjo frazë më befasoi që ZEUSI nuk ishte « grek » (sikur e kisha mësuar, që në vogëlinë time nëpër libra dhe enciklopedi të ndryshme) por ishte PELLAZG gjë që nuk e dija para se të lexoja Iliadën (isha 15 vjeçarë). KY ka qenë SHKAKU që unë fillova të studioj historinë e lashtë të Greqisë dhe për të kërkuar zanafillën e kombit shqiptar.

Nga kjo fjali e shkurtër filluan studimet dhe hulumtimet e mia. Ata më kanë lejuar të zbuloj shumë prova dhe argumente bindëse për të mbështetur se vetëm gjuha shqipe mund të nxjerri në pah gënjeshtrat dhe manipulimet të historisë dhe të « civilizimit grek»: Iliada dhe Odisea ishin poeme epike të traditës « gojore pellazge » dhe jo greke. Por për të mbështetur më tej këtë bindje të fortë isha i detyruar të ndërmarr edhe studime të tjera shumëdisiplinare në përpjekje për të gjetur « kuadraturën e rrethit » (arkeologji, antropologji, gjuhësi, paleontologji, parahistori, mitologji, etj). Pra Teza ime e paraqitur në Sorbonën të Parizit është kulmi i të gjitha këtyre studimeve dhe kërkimeve. Ja këtu shkurtimisht rezultatet e këtyre studimeve:

  • Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesve të rinj Helen, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 – II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë : gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojet e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazg ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotëm? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të toponimeve të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas?
  • Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore (menhirët, dolmenët, nderdimet magalitike, etj), fortifikimet e Mikenës, Argosit, Tirintitit apo Pilosit dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto!
  • Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të gjuhës greke. Qysh nga Chadëick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishtja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë moderne; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, si të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë! Duhet shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, shoqëro-kulturor apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifrat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj d.m.th. me emra të huaj). Ky shkrim me në fund nuk na tregon ngjarjet e lashtësisë dhe nuk hedh dritë mbi historinë e vërtetë të asaj kohe.
  • Shkrimi i «diskut të Faistos», i zbuluar në Kretë (daton nga shekulli XII para Erës sonë), a nuk është një mbetje arkeologjike e asaj që ka mundur të ekzistojë qysh nga periudha e Pellazgëve? Ky shkrim (që nuk është ende i deshifruar më saktësi) nuk është gjë tjetër veçse «pellazgjishtja e lashtë» ose, siç e pohon Jean Faucounau, është «proto-jonishtja» (Deshifrimi i diskut të Faistos – 1999). E cila është e njëjta gjë!
  • Herodoti (V, 58) dhe autorë të tjerë klasikë pohojnë se është Kadmosi Fenikasi (themeluesi i Tebës greke, në Beoti… Tebë, emër që përngjanë më emrin e kryeqytetit faraonik të Egjiptit !), i cili ka futur alfabetin (bashkëtingëllor) në Greqi dhe të cilit Grekët më pas i shtuan zanoret. Gjithsesi, ky alfabet është në zanafillë të debateve të shumta që ende sot diskutohen. Por Diodori i Siçilisë (V, 74 ; III, 67) pohon se alfabetin nuk e kishin shpikur Fenikasit, por se ata vetëm ia kishin përcjellë Grekëve. Ai e quan këtë alfabet “germat pellazge”. Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie. Gustave Glotz, për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët (popull pellazg i mirëfilltë). Fqinjt e tyrë Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. çCf. Gustave Glotz, “Qytetërimi egjeas”, “La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438 ; Richard Knight, “Një ese analitik mbi alfabetin grek”, J. Nichols për P. Elmsly, Londër 1791 ; Georgiev, Vladimir Ivanov, “Zanafilla minoane e alfabetit fenikas”, BN-8×242118-Biblioteka onomastike, BN-8×22123 (1950)]. Fenikianët i kanë dhënë çdo germë një shpjegim në gjuhën e tyre: A…lef (bagëti), B…eit (shtëpi), G…imel (deve), H…eit (mur), K…ef (pëllëmbë), R…as (kokë, krye), S…emek (peshk), etj.
  • Para poemave epike të traditës gojore (të vetmit shkrime dhe të parët që kanë ekzistuar në Europë, të shkruar vetëm midis shekullit të gjashtë pes, në kohën e Pizistratit), nuk kemi asnjë gjurmë shkrimi koherent (në kuptimin e saktë të fjalës dmth “jo epigrafi”) të vërtetë, por kishte vetëm, “epigrafi” apo ideograma dhe simbole të ndryshëm (në gur, stela, potëri, lëkurë, etj).

Në këtë drejtim kam krijuar një leksik prej më shumë se njëqind fjalë, ku, në sajë të dialektit gegë, kam përkthyer dhe interpretuar shumë antroponime, emra, oronime, eponime dhe etnonime të lashtë dhe fjalë të tjera që gjenden në Iliadë dhe Odise dhe në mitologjinë. Këto poeme epike (rrjedhur nga një traditë gojore pellazge), pavarësisht nga modifikimet të ndryshme dhe manipulimet të bëra nga logografet grek të parë (koha e Pisistratit në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë, dhe ende më vonë në shekullin e tretë pes në kohën e Kritikëve aleksandrine në kryen e të cilëve ishin Aristofani i Bizantit dhe me vonë Aristarku i Samosit, etj.) ata poeme kanë ruajtur shumë emra dhe fjalë pothuajse të paprekur duke i shpëtuar censurës e këtyre logografeve. Gjuha është e vetmja venë (burim i pashtershëm) që dëshmon jo vetëm ekzistencën e qytetërimit pellazg, por që tregon lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe përmes trako-ilirëve paraardhësit të drejtpërdrejtë të Shqiptarëve. Çdo gjë tjetër apo studime të mëtejshme, apo zbulime të reja janë vetëm një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin pellazg.

  • Megjithëse nuk gjendet asnjë gjurmë shkrimi « historik » shumë i lashtë (i eliminuar nga pushtuesit grek ?), dihet që katër «shekuj» të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para erës sonë), kanë ekzistuar. Përse pra kjo periudhë nuk na sjell tregesin më të vogël për ekzistencën e Grekëve ? Kjo ndodh sepse me të vërtetë nuk ka pasur të tillë. Prandaj jam i vetmi shkencëtarë që ka pohuar që Helenët nuk kanë ekzistuar para shekullit të tetë para erës sonë. Këtë e shpjegoj më baza shkencore (studime, kërkime dhe analiza të thelluara) në librat e mi dhe në tezën time e paraqitur në Sorbonë në 2012.

Që atëherë pushtuesit semito-egjiptiane (Helenet e ardhshëm) kanë mbetur në një letargji të gjatë : vetëm tragjedianët nder të cilit Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë përshkruar në veprat e tyre shfaqjen e mbretërive ku paraqitën egjiptianët (Danaenët) dhe fenikasit (Kadmeanët). Këta pushtues janë rishfaqur kur ata sulmuan brigjet e Azisë së Vogël në 680 pes: ngjarje e rëndësishme që asnjë historian modern nuk ka qenë në gjendje të identifikoje më luftën e lashtë e quajtur të Trojës luftë që Helenet (Grekët) e kanë quajtur « Ilion ».

Pushtuesit Helen kanë zbatuar një luftë shumë të vjetër përshkruar në Iliadën (ajo e bërë nga fise pellazg në një përleshje kundër vëllezërit e tyre në qytetin Trojë) me luftën e tyre (-680) kundër Pellazgëve të Azisë së Vogël dhe në një mënyrë specifike kundër qytetit Ilion (emri grek i Trojës të vjetër).

Rapsodët e asaj kohë kishin kënduar me shekuj përpara historinë e një Luftë të vjetër të « Trojës » që u zhvillua në mijëvjeçarit e dytë pes (nuk ka datë të caktuar ose e vërtetuar sepse nuk kemi ndonjë shkrim apo dëshmi), ku ajo ishte më shumë gjasa enjë përleshje në mes të klaneve të një populli të njëjtë: Pellazgët, Trakët, Frigjianet, Moskët, Tirhenët ( Etruskët e ardhshëm), Peonianët (Ilirët e ardhshëm), Méonienët, Lidianët, etj. Më vonë këto pushtuesit të rinj helen më këtë rast ato morën mundësinë për të rifituar dhe uzurpuar poemat epike të kënduar nga rapsodet dhe i kanë zhvendosur dhe transpozuar në luftën e re (-680 pes) e udhëhequr nga Helenet në luftën e tyre kundër popullsitë pellazge të Azisë minore. Këto poeme epike janë shkruar përfundimisht për herë të parë në kohën e Pisistratit (600-527 pes) në mes të shekullit të gjashtë pes. Këta ishin të parët “shkrime” të denjë gjatë gjithë historisë evropiane. Për më shumë detaje referohuni librave të mi, duke përfshirë në veçanti tezën time.

  • Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (në Gadishullin r Europës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejtë ose jo të padrejtpërdrejtë, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece ? Si mundet që një popull që është bërë me vonë aq prestigjjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç ? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme dhe të shumtë), por mund të vinte nga diku tjetër ? Përse janë fshehur pohimet e atyre autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo grek-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë së Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ? Pra, pushtuesit helen nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qytetërimi autokon dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre !
  • Shqipëria a nuk na zbulon mbetje arkeologjike paleolitike (shpella, guva, vendbanime…), neolitike (fshatra, buzë liqeni…), parahistorike dhe antike (tumuli, shpata, maska apo objekte të tjera të epokës së mbiquajtur mikene)?
  • Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar: Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë janë të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë : 1193 – 1183. Katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezën e asaj data aq të lashtë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Heladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabim, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit “Heladë, heladik”), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme. Nisur nga kjo luftë hipotetike të Trojës, Tukididi (i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi. Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor të Tukididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar këtë datë të shfaqjes së Dorianëve n’ato kohet e lashta. Ne duhet të kujtojmë se Dorianët (sidomos pushtuesit të huaj jo populli që ishte pellasgo-ilirë) nuk mund të kenë ekzistuar në kohën e një lufte hipotetike që mund të ketë ndodhur në shekullin XII pes. Kjo pra e ulë shumë me vonë datën e shfaqjes të dorianëve. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 – 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni. Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si “dyndjet doriane” apo “kthimi i Heraklidëve”, ka ndodhur në këtë datë që e rigjejmë ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.
  • Ekziston një shkëputje e konsiderueshme, si në planin arkeologjik ashtu dhe në atë shoqëro-kulturor, midis periudhës së luftës “hipotetike” të Trojës (1193-1183), që fillon periudha e quajtur “Epokat e errëta”, deri në fillim të shekullit VIII, datë që duket të jetë ajo e lulëzimit të qytetërimit të vërtetë helen. Shtojmë se, në të vërtetë, për atë kohë nuk ekzistonte asnjë provë arkeologjike për ekzistencën e një lufte të Trojës. Kjo luftë, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Helenët (Grekët) dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” nga Grekët, prej nga ka dalë emri “Iliadë”. A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i vërtetë i poemës së lashtë i traditës gojore “kthyer” në Iliadë, emri i ri i krijuar nga Grekët për të zëvendësuar emrin e lashtë të Trojës), me një luftë “helene”, e cila të sjell ndërmend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të Ilionit në fillim të shekullit VII para erës sonë? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tukididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonë dhe se kjo luftë e Ilionit grek u zhvillua nga vitet 700-680 para erës sonë (dhe jo në shekullin XII para erës sonë sikur është deklaruar përgjithësisht!). Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët (si dhe Helenët) dhe përse emri i tyre (Dorianëve) u përmend me ndonjë farë shpeshtie vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helen” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helenë nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 – 800 para erës sonë). Kjo do të justifikonte edhe krijimin e një gjenealogjie të vonshme, duke nisur nga një « Përmbytje », pra përmbytja e Deukalionit: një përmbytje që shkatërron çdo gjë që ka ekzistuar “para” (dmth qytetërimi pellazg) për të filluar një epokë të re me ardhjen e pushtuesve Helen dhe që të besojmë se ata kanë lindur pas përmbytjes dhe për të na bindur se ata ishin « autokton » ! Duke nisur prej aty filloi të shfaqej emri Helen, pasardhës të Helenit, biri i Deukalionit («Noeu-Nuhi- grek»): Të gjitha këtyre pikëpyetjeve teza ime provon t`i përgjigjet, të paktën të sjellë disa sqarime.
  • Qytetërimi, i mbiquajtur miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emër që i është mveshur përgjithësisht që nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX.. Është fjala për një neologjizëm, d.m.th. një emër modern i krijuar nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann. Pasi, sipas mendimit të të gjithë autorëve paraklasikë dhe klasikë, i vetmi qytetërim që do të ketë ekzistuar “përpara mbërritjes së Grekëve ka qenë qytetërimi i Pellazgëve”. Nëse Schliemann do t`i kishte zbuluar thesaret e famshëm (të “Agamemnonit” sepse në Iliadë është thënë se ky ishte mbreti i Mikenës!) jashtë Mikenës, në Korint, për shembull, ndoshta do ta kishte quajtur “korintas” qytetërimin të lidhur ngushtë me rrënojat që do të kishte gjetur në atë qytet. etj, etj.

Në një mënyrë të lehtë do të përfundoj këtë shkrim me një ekuacion që rrjedh nga ky «silogjizëm» i qartë:

Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin të njëjtin gjuhë dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg.

Edhe sot «gjuha shqipe» (një lloj fosili i gjallë) mbetet lidhja e vetëm mes Pellazgëve dhe Shqiptarëve: etnia (raca) është sot aq e përzierë që fizikisht sot Shqiptarët kanë ndryshuar. Megjithatë kanë mbetur disa specimene të atyre pelazgo-ilirë, por janë një pakicë. Ky pohim i fundit (i gjuhësisë) është i mjaftueshme në vetvete për të provuar se paraardhësit e lashtë të shqiptarëve ishin dhe janë Pellazgët.

Në këtë drejtim kam krijuar një leksik prej më shumë se njëqind fjalë, ku, në sajë të dialektit gegë, kam përkthyer dhe interpretuar shumë antroponime, eponime, oronime, toponime të lashtë dhe fjalë të tjera që gjenden në Iliadë dhe Odise dhe në Mitologjinë : të provuar më fakte, analiza të thella dhe kërkime rreth atyre antroponime apo fjalë të ndryshme që provojnë se në të cilën rast janë krijuar ato. Këto poeme epike (nga një traditë gojore pellazge), pavarësisht nga modifikimet të ndryshme dhe manipulimet të bëra nga logografet grek (koha e Pisistratit në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë, dhe ende më vonë në shekullin e tretë -pes- në kohën e Kritikëve aleksandrinë në kryen e të cilëve ishin Aristofani i Bizantit dhe me vonë Aristarku i Samosit dhe të tjerë) ata poeme kanë ruajtur shumë emra dhe fjalë pothuajse të paprekur duke i shpëtuar censurës e këtyre logografeve. Gjuha është e vetmja venë (burim i pashtershëm) që dëshmon jo vetëm ekzistencën e qytetërimit pellazg, por që tregon lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe përmes Trako-ilirëve, paraardhësit të drejtpërdrejtë të Shqiptarëve. Çdo gjë tjetër apo studime të mëtejshme, apo zbulime të reja janë vetëm një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin pellazg.

Ju duhet të dini që me tezën time dhe librat e mi e kam mbërthyer problematikën e Pellazgëve dhe i kam mbyllur plotësisht studimet e mia. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër për të provuar atë çfarë kam zbuluar në studimet dhe hulumtimet e mia. Tani çdo zbulime të reja apo studime të mëtejshëm (gjurmë, mbetje, shkrime, epigrafi, simbole, etj.) që do të realizohen do të jenë të mirëpritur dhe do të jenë një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin tim pellazg. Etj, etj.

Tani nuk është roli im që të bëhem psikanalisti i juaj. Ne do të mbesim këtu dhe do ti ndalim diskutimet tona të pafund dhe të pafrytshme për shkak se ata do të na çojnë në asgjë por vetëm do të na çojnë në këto lloje polemikash sterile apo polemike pazaresh. Këto polemika janë të padobishme dhe të dëmshme, sepse ata vetëm bëjnë lumturinë e armiqve të Shqipërisë dhe të Historisë pellazgo-iliro-shqiptare dhe bëjnë përçarje mes Shqiptarëve dhe sidomos mes studiuesve serioz të pallazgologjisë dhe albanologjisë. Pra, ju këshilloj të bëni një ekzaminim të ndërgjegjes tuaj për të pyetur vetën pse më keni sulmuar për asnjë arsye logjike dhe të vlefshme. Po, « pa arsye » në çdo pikëpamje sikur e kam bërë, këtu, demonstratën.

Kjo është përgjigja ime e fundit. Tani me sjelljen tuaj dhe atë të z. Bebos dhe mendimet tuaja ndaj meje jeni shkaku që po i mbyllim përfundimisht marrëdhëniet mes nesh dhe unë sot po e mbyll krejtësisht këtë bisedë. Mos pritni ndonjë përgjigje tjetër nga unë. Megjithatë unë mund të ndryshoj mendjen time ndaj organizatës tuaj nëse ju nuk jeni në krye të saj, dhe në qoftë se udhëzuesi i ri hap horizonte të reja apo është tolerant dhe jo i papajtueshëm apo është i aftë dhe objektiv pa dallime ose ndarje ideologjike apo politike dhe së fundi në qoftë se z. Bebo kërkon falje për fyerjen e tij ndaj meje e bërë për asgjë, kot së koti». FUND.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *