Published On: 17 Maj, 2017

Pochettino në Inter? Trajneri i Tottenham zbulon të vërtetën

  • Mauricio Pochettino ka insistuar se nuk do të largohet nga Anglia

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka insistuar se do të qëndrojë në Angli, pas spekulimeve që e lidhnin atë me Interin.

Pochettino ka qetësuar tifozët e Spursave, duke thënë se nuk do të largohet gjatë verës, i cili shihej si zëvendësues i të shkarkuarit, Stefano Pioli.

45 vjeçari synon të vazhdojë ecurinë e mirë me Tottenhamin, që po e përfundon sezonin në pozitën e dytë në Premierligë, derisa ky është viti i tretë për argjentinasin në këtë klub.

“Ka shumë thashetheme, por unë do të qëndroj në këtë klub”, tha fillimisht Pochettino, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2021.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...