Debate Lajmi Levizes

Po pse bre, pse kështu kaq t´papërgjegjshëm

Mentor Thaqi

Ah, ec e mos reago, ec e mos shpurdh e shpuris n´shpirtin tënd! Unë jam rugovian (të pakten kështu e njoh veten dhe mundohem ta dëshmoj), e dua mbi të gjitha partitë tjera (që nuk i urrej, mos o Zot) LDK-në time, por e dua me sy hapur e jo verbërisht! Ia doja fitoren, por e dija që do të humbas sepse klani puçshtues e solli në mjerim, e dija, e thash, mu vërsulen shaklamanat militantë që as dy fjalë si duhet të i thonë nuk dijn, as që e kuptojnë se çka është vizioni rugovian, as që kuptojnë se mjerimi i shpisë vjen prej t´zotit t´shpisë injorant bashk me mashkujt hajna e t´pamoralshem, ia ndihmuan theqafjen ata vetë me zhurmen kokorizëse kinse përkrahëse e jo ne që e kritikonim me qëllim korrigjimi gabimesh! Bile, as tash nuk pranojnë që humbëm, nuk pranojnë gabimet, e kanë ngri kokën si derrat dhe nuk marrin masa shpëtimi veçse fundosje të mëtejme. Janë klikë e shëmtuar (jo nga pamja, se pamjen ta falë Zoti, por nga pamendësia, injoranca, kleptomania, mania, idiotizmi, inati vetëvdekjeprues, inkriminimi, kojtja e fëlliqtë, …), klikë që duhet çuar ku e kanë vendin, jashtë strukturave të LDK-së dhe Shtetit! Pse nuk jemi në gjendje ta shohim Qiellin pa syzet kolorite me ngjyra të zymëta, kur e dijm se mjegulla në terr veç sa e dyfishon errësirën dhe largpamësinë?! Jo rrallë e kam menduar se edhe dikuj nga bashkësia ndërkombëtare (Çka nuk ka në malin e asaj bashkësie???), pra dikuj i intereson jo vetëm një LDK amorfe, porse edhe një Shtet i brishtë që ta përdorin si djath për mashtrim korbash fçinjë e që ne shqiptarëve po na mjaftuaka që dhunen direkte pushtuese serbe nuk e paskemi, po dëshiruakam do viza të pshurrta për ikje, që kjo popullatë as dy milionëshe, është kafshatë tejet e vogël kapërdimëse nga tregu perëndimor i punës, që Kosova mund të eksporton rini pune e të importon kafshatë mbijetese mjeruese kur mund të ishte ZONJË FISNIKE n´këmbë të veta! Gjithë këto pazare janë bizare, janë me zarare, janë të pa karare e të matura në “kandare ndërkombëtare” (nocion i gjanë qe besa, sallatë e përzieme) që t´mos jemi ZOTNI, por të jetojmë në një IDARE!!!

Këndellu LDK!

Këndelluni subjekte politike!

Këndellu populli im për këndellje Shteti se na rrou dreqi e na vrau ileti!

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *