Debate Lajmi Levizes

Po, ç`mu ka këput rruck në cung!

Haki Bunjaku

Heu!

Po shoh, me zili, skunraj sa dasmat sa në Kosovë, ndërsa unë qe e treta vjet që nuk mund po shkoj atje. Një punë e vogël më bëhet pengesë e madhe, prandaj mbetem këtu që ta ruaj vetëminë. Me pas shkue, mbase më kishin martue edhe me zor! Ku pe di?!

Qysh po sillen kokërrat, nuk e kam gjatë, po thash bile ta hjek edhe këte ixhram! Ja vdes dikush, ja dikush mashtrohet për letra e del puna në breg. Vërtetë kjo vetëm për letra se martesa ka mbetur mbas 48 vjetëve.

Po sa të rri kështu, si mbi furrig, nuk del asgjë e hajrit.

Ikën de, ikën krejt. Astmatikët në male, reumatikët në bregdet e dashnorët në Prizren për rroba të dhëndrit e nuses-fati i butikëve, si i hutit në zgurrë!

Krejtëve po u del fat e mue jofat. Po, si më duket, nuk kam kërkesë utopike. Po due me u martue e deti kos u bëftë! Pikë.

Mora vesh përmes internetit se në Irak janë mbet mbi një milion të veja, e po i them grues një më bie hise mue dhe do të shkoj. U hallakat keq!

Njena vajzë i tha:-bile edhe paret për udhë epja, se këta atje as policia s’mund e çojnë se tutet!

-Besa-besë nuk pat faj, po çka dreqin po më vyen nusja, mbasi të më shkoj koka. Hoqa dorë prej atjehit, por tash nipi nga çika, Albani po thotë:-Ere hajt babë se unë ta gjej nja, e kur ta njek grueja deri jashtë.

Është këput de!

Tash fisnikja kur po më sheh që s’mund po e mbaj drejtpeshimin, po thotë: -Tash je bër tamam për martesë!

O këtu është përdorë terminologji e gabueshme se në vend nuse, duhet të jetë grue dhe në vend martesë, duhet të figurojë bashkëjetesë!

Hë de, tash jemi në rregull e do të luaj puna (kysmet)!

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *