Published On: 23 Prill, 2016

Pllaka përkujtimore për grupin e parë të luftëtarëve të komanduar nga Sali Çekaj, me gabime emrash

 

Saim Tahiraj
Kryetar i Shoqatës “Sali Çekaj” – Zvicër
Sot në fshatin Vokshë të komunës së Deçanit me një manifestim u vendos një pllakë përkujtimore me emrat e ushtarëve që në vitin 1991 u ushtruan në kazernen ushtarake në Surrel në Shqipëri dhe pasë ushtrimeve ata të komanduar nga komandanti i parë i luftës për liri SALI Çeku thyen kufirin shqiptaro-shqiptarë të armatosur me një sasi të madhe të armatimit. Pas hyrjes së tyre në Kosovë fshati i parë që u vendosen ishte fshati Vokshë, pikërisht në shtëpin e Ramë Panxhajt. Familja e Ramë Panxhajt të ndihmuar edhe nga Sali Panxhaj i pritën në mënyrën më burrërore, ashtu siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje te komandant Sali Çeku dhe te ushtarët që pushuan dhe ngrënën bukën bujare të kësaj familje, por edhe te bashkveprimtarët e tjerë të komandantë Saliut gëzojnë dhe vazhdojnë të gëzojnë respektin më meritor për guximin dhe bujarinë e treguar. Me gjithë respektin për nismen e kësaj veprimtarie e kujdo qoftë ajo, mbeta i shqetësuar kur pashë të renditur emrat e ushtarëve që ishin protagonist kryesor të asaj ngjarje madhore me rëndësi historike për kombin tonë. Çuditërisht pashë edhe emrin tim Saim Tahiraj që nuk isha aty, dhe nuk e pashë emrin e Sami Tahirajt, i cili ishte ushtarë i asaj skuadre. Organizatorëve dhe përpiluesëve të kësaj pllake ju themë se paraprakisht ka qenë dashtë të konsultohen me protagonistët e asaj ngjarje dhe jo të veprojnë në krye në vete se në një pllakë përkujtimore me rëndësi historike nuk guxon të ketë gabime në emra apo të hiqen ata që kanë qenë dhe të shtohen ata që nuk kanë qenë. Çuditërisht sot në këtë manifestim nuk pashë asnjërin nga ushtarët që ishin pjesë e asaj ngjarje. Shumë prej tyre kur i panë fotografitë në FB të habitur më thirrën dhe më pyten se kush qëndron prapa këtij organizimi. Si ka mundësi që pllaka me emrat tonë të vendoset me një manifestim dhe ne nuk jemi të njoftuar e as të ftuar, madje disa nga ata ishin në pushime në Kosovë. Unë lus organizatorët që sa më parë të korrigjohen emrat dhe mos të vazhdohet kështu për hir të tekev apo interesave politike për përfitime të dikujt. Lista e vërtetë është kjo:

Lista1

Loading...
 
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. sefedin krasniqi thotë:

    Gabimi qëndron te emri Saim Tahiraj që në të vërtetë duhet të jetë SAMI TAHIRAJ.

    Shnosh se edhe ashtu janë vëllezër, s’ka shkuar larg.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  2. sefedin krasniqi thotë:

    Në linkun më poshtë është lista komplet me emra dhe mbiemra, me numrin e armës dhe shumen e municionit. Këtë listë e ka pranuar edhe Rifat Jashari.

    http://www.trepca.net/2003/0603/030608-s.k-saim.tahiraj-cka.ka.mbetur.pa.u.thene.per.luften.ne.kosove.htm

    Ndërsa në linkun tjetër është e vetmja listë e atyre që ndihmuan Adem Jasharin, çdo pohim tjetër nga LPK ka qenë rrenë. Këtë e ka pranuar edhe Rifat Jashari me nënshkrimin etij dhe në një emision te Milaim Zeka.

    http://www.trepca.net/2004/01/deshmia_ndihme_Adem%20Jasharit_5830_dm.jpg

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...