Published On: 5 Prill, 2016

Plava bashkon nyjat e ferrajve


Nga Esad Gjonbalaj

Kanë kaluar më se 137 vite nga lufta heroike e Nokshiqit, por edhe pse kohë e gjatë dhe pushtimet e Plave Gucisë nuk u ndalën kurrë, qëndresa e trevës tonë gjatë historisë ka lënë gjurme të pa shlyeshme ne historinë kombëtare. Lufta e Nokshiqit i parapriu edhe vetë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë sepse po në këtë luftë forcat vullnetare shqiptaret me Flamurin tonë kombëtar në ballë mundën forcat malaziase për të mbrojtur tokat shqiptare dhe atdheun e tyre nga okupimet sllave. Po nga kjo betejë e lavdishme e Nokshiqit është i ruajtur në muzeun kombëtar të Tiranës edhe Flamuri më i vjetër shqiptar. Kjo betejë e lavdishme përshkruhet shumë edhe me trimërinë e kryetrimit dhe strategut ushtarak të trevës tonë legjendarit Jakup Ferrit. Familja e kryetrimit plavian, Familja Ferri pas vdekjes heroike të Jakup Ferrit në betejën e Nokshiqit vazhdoi rezistencën në mbrojtje të interesave kombëtare, por me pushtimin malazias të Plavë Gucisë në Tetor të 1912-es, fati i Plave Gucisë mori një rrugëtim të dhimbshëm sepse për më se 100 e më shumë vite në Plave Guci punohet që të çrrënjoset qenia shqiptare në këto treva të krenarisë kombëtare. Heroi Jakup Ferri mbetet emblema e Historisë Kombëtare dhe i kalon kufijtë e Plave Gucisë. Ai mbetet simbol frymëzimi për breznitë e sotme dhe të ardhme. Këngët kushtuar këtij trimi legjendar, e kane kthyer në pavdekësi aktin e tij heroik, që mbetet frymëzim për Kombin. Rapsodi e jep në përmasat e legjendës aktin trimëror të këtij trimi: Ç´është ai gjog i kuq e i bardh´ Nga beteja sjell haberin Heu Mespërmes bjeshkës i bie Fill i vetëm pa luftëtarin Si dori i lashtë legjendash Ai po vjen me vrap drejt pragut As ujëvarat e Valbonës Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut *** Jakup Ferri mor ku je Thërrasin malet me piskam Tridhjet krena o i ke pre Me shtatë plagë po rri në kambë…. Plave Gucia ndjehet krenare për birin e vet që u vetfliju në emër të Lirisë, duke mbetur i pavdekshëm në altarin e Kombit. SHQIPJA GJITHENJE KTHEHET NE FOLEN E VETE Në Plave sot pas shumë kohë u takuan trashëgimtarët dhe pjesëtarë të Ferrajve Prof.dr. Naser Ferri me të birin e tij Orestin dhe pjesëtar të tjerë të familjes Ferri që sot jetojnë në Plave Guci. Dr Ferri me pjesëtarët e familjes vizituan varrin e kryetrimit Jakup Ferrit, pastaj së bashku dhe te shoqëruar nga bashkëvendësit tonë vizituan edhe xhaminë e Ferrajve që u ndërtuan në vitin 1899/1900 nga djemtë e Jakup Ferrit për të nderuar veprën dhe jetën e babit të tyre. Takimi kaloi në një atmosferë te ngrohtë dhe familjare por vend të rëndësishëm në komunikimin e ndërsjellët zuri aspekti kombëtar shqiptar dhe realiteti i hidhur ku asimilimi ka bërë të vetën por Ferrajt e krenarisë kombëtare të vetëdijshëm me realitetin nuk ndërrojnë shqiptarinë me asgjë tjetër sepse krenaria e të qenurit pasardhës të Jakup Ferrit nuk e don ndryshe. Nëse shtjellojmë dhe vështrojmë takimin e Ferrajve sot kjo më ngjason me thënien e bukur “shqipja gjithnjë kthehet ne folën e vet”. Ferrajt do të mbeten përgjithnjë krenarë të Plave Gucisë Shqiptare.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...