Published On: 24 Prill, 2017

Plakja e popullsisë po e dëmton ekonominë gjermane

  • Banka Qendrore gjermane paralajmëroi sot se plakja e popullsisë do kishte ndikim në rritjen ekononike të ekonomisë së parë evropiane për një periudhë afatmesme, pavarësisht prurjeve nga imigracioni.

“Rënia e popullsisë si dhe plakja e personave të aftë për të punuar në Gjermani deri në një periudhë afatmesme do të ulë ndjeshëm rritjen ekonomike”, arrin në përfundimin “Bundesbank” në raportin e saj të muajit prill.

Tendenca demografike në Gjermani, në sfondin e daljes në pension të personave të lindur nga martesat “me numër të lartë të lindjeve) do të shkaktojë rënie të potencialit të rritjes ekonomike.

Kjo shifër do të arrijë në gati 1,25 për qind në vit mesatarisht për periudhën 2011-2016 kryesisht më pak se 1 për qind në vit për dekadën e ardhshme, sipa vlerësimeve të ekonomistëve të “Buba”, përcjell Atsh.

Sipas parashikimeve të tyre, popullsia gjermane në moshë të aftë për të punuar (nga 15 në 74 vite) do të ulet në 2,5 milionë deri në 2025.

Përveç kësaj, personat e moshës nga 60 në 74 vjeçare pritet të rritet në më shumë se 3 milionë ndërsa kategoria e 45-54 vjeçare do të humbasë 3,5 milionë të personave dhe atyre më të rinjve, të moshës 15-29 vjeç, të paktën 2,5 milionë persona.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...