Published On: 23 Nëntor, 2016

Plagoset një 35 vjeçar në Deçan

Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.

Lajmin e plagosjes e konfirmoi për KALLXO.com Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35 vjeçare. Plaga ka qenë sipefaqësore (gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi,” tha Dreshaj.

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj, por ai me arsyetimin se ndodhet në një takim, ende nuk është përgjigjur.

Një vrasje në Deçan ndodhi në prill të këtij viti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...