Published On: 18 Qershor, 2017

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 23:50, në nr e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për të shtëna me armë zjarri në zonën e njohur si Babrru.Mësohet se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë dhe ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.Pas verifikimeve është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar i kësaj ngjarje dhe kapja e tij, L. K., 25 vjeç.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy personave.Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe gjetjen e armës së zjarrit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...