Kuriozitete

Piloti e ul avionin në mes të autostradës për të rregulluar motorin (Video)

Piloti i një avioni të vogël “Cessna 206” u detyrua të bënte një ulje urgjente emergjente në një autostradë, duke terrorizuar shumë nga makinat që po kalonin.

Shoferët e tjerë në autostradë arritën të kapnin momentin e jashtëzakonshëm në kamera.

Piloti Jim O’Donnell sapo ishte ngritur nga Aeroporti në Shirley në SHBA kur avioni i tij pësoi një problem të papritur me motorin.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në incident, raporton “BBC”.

O’Donnell e dinte se nuk kishte gjasa të arrinte në destinacionin e tij në New Jersey dhe ishte i detyruar ta rregullonte problemin me “duart e veta” për të shmangur ndonjë katastrofë.

Ai mësohet se ndaloi në autostradë për disa minuta rresht dhe u ngrit vetëm kur u bind se avioni i tij nuk kishte asnjë problem.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *