Published On: 9 Janar, 2017

Pija e mrekullueshme që zgjidhë shumë probleme shëndetësore

Pija e bërë nga uji, limoni dhe mjalta jep përfitime të mahnitshme shëndetësore për të gjithë organizmin.

Zbut simptomat e ftohjes dhe gripit, rregullon oreksin, rrit nivelet e energjisë dhe nxitë punën e sistemit tretës.

Në një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni lëngun e një limoni dhe 2 lugë mjaltë. Pijeni çdo ditë këtë pije në  stomakun bosh, dhe shumë shpejt do t’i vëreni ndryshimet pozitive.

Nxit punën e sistemit tretës dhe humbjen e peshës

Pija e bërë nga mjalti dhe limoni nxitë punën e sistemit të tretjes, zvogëlon rrezikun e çrregullimeve të tretjes dhe përmirëson absorbimin e materieve ushqyesve. Kjo pije do të ndihmojë në eliminimin e peshës së tepërt.

Zvogëlon nivelin e radikaleve të lira

Mjalta dhe limoni janë një burim i madh i antioksidantëve, të cilët reduktojnë nivelin e radikaleve të lira. Studimet kanë treguar se radikalet e lira rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetin tip 2, sëmundjes Alzheimer dhe tumoreve.

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe rikthen pamjen rinore

Mjalta dhe limoni kanë veprim të fuqishëm anti inflamator dhe antibakterial. Ato do do të kthejnë pamjen rinore dhe zbusin puçrrat në fytyrë.

Rrit imunitetin

Mjalta dhe limon rrisin imunitetin dhe reduktojnë rrezikun e shfaqjes së gripit dhe ftohjes. Studimet kanë treguar se pija e bërë nga mjalta dhe limoni mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes dhe gripit./GazetaExpress/.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...