Published On: 29 Nëntor, 2016

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Rrëshen-Kalimash, në afërsi të tunelit të Thirrës në Mirditë. Policia bën me dije se 5 automjete janë përplasur konkretisht dy mjete tip “Benz”, një me targa AA350BD dhe tjetri me targë AA621T, njëri prej të dyve mjet i shërbimit taksi. Në përplasje janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, një “Mitsubish” dhe dy “Audi A3”, njëri prej të cilëve nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të tjerët, të identifikuar si Mark Gjeka dhe Riza Peca, drejtues të dy mjeteve tip “Benz”, ndodhen në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të njërit nga mjetet, si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, pas reshjeve të dëborës.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Rrëshen-Kalimash, në afërsi të tunelit të Thirrës në Mirditë.

Policia bën me dije se 5 automjete janë përplasur konkretisht dy mjete tip “Benz”, një me targa AA350BD dhe tjetri me targë AA621T, njëri prej të dyve mjet i shërbimit taksi.

Në përplasje janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, një “Mitsubish” dhe dy “Audi A3”, njëri prej të cilëve nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të tjerët, të identifikuar si Mark Gjeka dhe Riza Peca, drejtues të dy mjeteve tip “Benz”, ndodhen në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të njërit nga mjetet, si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, pas reshjeve të dëborës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...