Shendetesi

Personat që kanë grup gjaku A, B ose AB duhet të bëjnë kujdes, ja nga se rrezikohen

Njerëzit me grup gjaku A, B ose AB kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët besojnë se këta njerëz kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.

 

Siç shkruan e përditshmja “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht genetike.

 

Megjithatë ekspertët thonë se duke patur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.

 

Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër.

 

Ndërsa ata që i përkisnin grupit A, B apo AB, kishin një rritje të lehtë, me 15 në 1000 persona.

Ekspertët thonë se duhen më shumë studime për të kuptuar lidhjen mes rrezikut për goditje në zemër dhe grupit të gjakut të një personi.

 

Megjithatë, sipas tyre, në të ardhmen grupi i gjakut duhet të merret parasysh si një faktor risku për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëbashku me kolesterolin, moshën, seksin, presionin e gjakut.

 

Këto të dhëna vijnë pasi shkencëtarët zbuluan një mënyrë të re për të identifikuar grupin e gjakut të një pacienti brenda pak sekondave, me 99.9 përqind saktësi./tvklan.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *