Published On: 20 Nëntor, 2016

Përshëndetja më e ftohtë ndonjëherë? Obama dhe Putin mezi ia zgjasin dorën njëri-tjetrit (Foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë fotografuar duke u përshëndetur mjaft ftohtë me njëri-tjetrin në Peru, teksa raportet ndërmjet dy vendeve që ata udhëheqin ndodhen në një pikë të ulët, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Sirisë dhe mbështetjes për Donald Trumpin.

Obama dhe Putin kanë folur shkurt me njëri-tjetrin të dielën para nisjes së një samiti ekonomik në Peru, duke zhvilluar bisedën e parë që kur Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Dy politikanët e fuqishëm janë parë duke ia shtrënguar dorën njëri-tjetrit si me zor, para se të uleshin në një tryezë të rrumbullakët për bisedime në Lima, transmeton Gazeta Express.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se biseda ndërmjet Obamas dhe Putinit ka zgjetur jo më shumë se katër minuta. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...