Published On: 21 Nëntor, 2016

Përse rrjetet sociale janë duke jua shkatërruar trurin dhe karrierën…

Një studim i vitit 2006 rreth celularëve dhe vozitjes ka zbuluar se çrregullimet e ndërlidhura me përdorimin e celularit gjatë vozitjes mund të jenë po aq të thella sa vozitja në gjendje të dehur.

Thënë më thjeshtë, kryerja e dy detyrave komplekse në të njëjtën kohë shpin në menaxhimin e keq të njërës nga to, transmeton Telegrafi.

Një opinion i publikuar në Science Nordic gjatë këtij viti i ka ndërlidhur rrjetet sociale me çështjet e përqendrimit dhe jetëgjatësisë së vëmendjes, e ka emëruar varësinë tonë ndaj strukturave të ndryshme të informacioneve dhe lajmeve të reja si “efekti i pinball-it”

Një tjetër studim i vitit 2015 tregon se trurit i merr kohë 15 deri në 25 minuta për t’u kthyer ku ishte kur kishte ndaluar për ta kontrolluar një e-mail – dhe posedimi i një burimi me informacione në xhepin tonë që nuk ndalon kurrë do të thotë se jemi të shpërqendruar nga detyrat dhe proceset e mendimit më shumë se asnjëherë më parë.

Pra, se celularët na shpërqendrojnë nuk është ndonjë lajm i ri.

Në vitin 2013 ishte raportuar se një anketim i National Association of Schoolmaseters Union of Women Teachers ka zbuluar se 46 për qind e pjesëmarrësve në anketim kishin deklaruar se celularët ishin shpërqendrim gjatë mësimit.

Sidoqoftë, efekti i veçantë i rrjeteve sociale që ka në tru dhe në shpërqendrim është duke u diskutuar si diçka që shumë më shumë duhet të luftohet, transmeton Telegrafi.

Një shkrim i fundit në New York Times, i shkruar nga shkencëtari kompjuterit dhe asistent i profesorit në Universitetin Georgetown, ka diskutuar rrjetet sociale dhe se si ai i shmangë ato për hatër të punës.

“Konsiderojeni se aftësia për t’u koncentruar pa u shpërqendruar në detyrat e vështira është duke u bërë diçka tejet me vlerë në një ekonomi me komplikim në rritje. Rrjetet sociale e dobësojnë këtë aftësi pasi që janë programuar të krijojnë varshmëri. Aq më shumë që i përdorni rrjetet sociale në mënyrën që janë dizajnuar të përdoren – kryesisht përgjatë orëve kur jeni zgjuar – aq më shumë truri lodhet dhe arrin pikën e mërzisë.

Pra, posa të krijohet kjo lidhje, bëhet më vështirë t’i dhuroni detyrave të vështira shpërqendrimin e pathyeshëm që e kërkojnë, dhe truri thjesht nuk mund t’i tolerojë periudhat e tilla të gjata pa ndonjë pushim. Në të vërtetë, një pjesë e imja për shmangien e rrjeteve sociale vjen nga kjo frikë se këto shërbime do të ma shkatërrojnë aftësinë për t’u përqendruar – aftësi përmes së cilës jetoj.” /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...