Published On: 21 Prill, 2017

Përse këpucët e punuara me dorë janë të shtrenjta: Shikoni si i punojnë (Video)

Këpucët e punuara me dorë, madje edhe nga lëkura, – janë “të vlerësuara” lart. Njëri ndër shkaqet e këtij vlerësimi është punimi i mundimshëm i tyre.

Çdo palë këpucë punohet njësoj gjatë dhe me mund, transmeton Telegrafi.

Kompania “Paul Parkman” ka vendosur t’u tregojë blerësve dhe, thjesht të interesuarve, se si duken punimet e disenjatorëve të saj të këpucëve të lëkurës që nga matja dhe vizatimi…

Çdo veprim është i komplikuar:

Paul Parkman ka në skuadër vetëm 12 persona në një fabrikë të vogël në Turqi, të cilët prodhojnë rreth 500 palë këpucë në muaj.

Ky është një biznes i trashëguar familjar, fillesat i ka që në vitin 1940 dhe për të materialet që përdor për prodhimin e këpucëve janë lëkura të ndryshme, si viçi, gjarpri, krokodili etj, në varësi të kërkesave dhe porosive të konsumatorëve.

Video e publikuar edhe në internet tregon si se punëtorët krijojnë format klasike të këpucëve, prerjen e materialit dhe qepjen e tyre krejtësisht në mënyrë tradicionale, gjithçka me dorë

Më pas këpucët lyhen me bojën e zgjedhur dhe lustrohen para se të futen në kutinë e shitjes. /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...