Published On: 13 Qershor, 2017
Bota |

Përplasen dy trena në Itali, 10 të plagosur

Dy trena janë përplasur midis tyre në provincën e Leçes në Itali, duke pas sipas “Corriere”, dhjetë persona të plagosur.

Përplasja ka ndodhur në dalje të Galugnano në fshatin e San Donatos. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se përplasja nuk ka qenë aq e fortë.

Sipas mediave italiane, trenat në këtë zonë ecin me shpejtësi të ulët.

Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e shpëtimit kanë udhëtuar rreth 20 minuta në këmbë, duke mbajtur pajisjet me vete.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta dhe dyshohet se është bërë një gabim gjatë shkëmbimit hekurudhor.

Në korrik 2016 përplasja mes dy trenave në Puglia, mes Corato dhe Andria, vrau 23 persona.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...