Published On: 26 Nëntor, 2016

Përpilimi i Statutit për Asociacionin posa të merret kodi telefonik

Përpilimi i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS) do të fillojë menjëherë pas 15 dhjetorit kur Kosova e merr kodin telefonik, thuhet në një raport të Qeverisë së Kosovës që i ka dorëzuar Bashkimit Evropian.

Raporti për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Beogradin, i cili mbulon periudhën nga 16 qershori deri me 25 nëntor, thotë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes për AKS, njofton B92, transmeton Gazeta Express.

“Procesi i hartimit të Statutit të AKS në Prishtinë do të fillojë në momentin që Kosovës do t’i jepet kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, me 15 dhjetor 2016”, thuhet në tekst.

Ky raport paraqet vlerësimin zyrtar të autoriteteve të Kosovës në procesin e dialogut dhe është nënshkruar nga Ministrja për dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore nga pala kosovare.

Siç thuhet më tej, procesi i përpilimit të Statutit të AKS do të zhvillohet në të njëjtën kohë me heqjen e strukturave të mbetura paralele serbe në Kosovë.

Marrëveshja për AKS është arritur më 25 gusht 2015, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe për këtë arsye nuk do të ketë kurrfarë pushteti ekzekutiv dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë, thuhet në raport.

Më tej thuhet se Qeveria e Kosovës i jep rëndësi të madhe dialogut, sepse kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Procesi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, megjithatë, u përball me vonesa, shmangie dhe shkelje, përgjegjësin e të cilave Prishtina, në raportin e saj, e hedhë te Beogradi.

“Fenomeni më shqetësues është dualizmi në zbatim, që do të thotë se Serbia po zbaton marrëveshjet, e në të njëjtën kohë është duke vazhduar mbështetjen e strukturave paralele në Kosovë”, thotë raporti i Qeverisë së Kosovës./GazetaExpress/.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...