Published On: 25 Tetor, 2016

Përfundon takimi i liderëve, nuk ka marrëveshje për demarkacionin

Ka përfunduar takimi i zhvilluar ndërmjet liderëve të pozitës e opozitës, ku temë e diskutimit ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Marrëveshja nuk u arrit për faktin se koalicioni qeverisës nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje, ndoshta marrëveshja do të vazhdojë”, ka thënë Jakup Krasniqi pasi që ka dalur nga takimi, raporton Gazeta Express.

Kurse, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Vetëvendosje Visar Ymeri tha “Mendoj që këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashtiti dhe grupi i tij kanë qëllim që ti vazhdojnë, por kjo mënyrë e ndryshimit të qëndrimeve brenda natës është një problem i jashtëzakonshëm në Republikën e Kosovës”

Nga ana tjetër pas takimit të liderëve politik kosovarë pë të gjetur zgjidhje për demarkacionin, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se BE insiston të ratifikohet kjo marrëveshje.

“Ka presion nga BE që të ratifikohet demarkacioni brenda këtij muaji në mënyrë që të merret vendimi për vizat”, tha ai.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se “Ishte takim i mirë. Vullneti është i mirë që të kemi marrëveshje të përbashkët si parti politike për interesa te qytetarëve. Ajo çfarë do të theksoja fatkeqësisht nuk arritëm një konsensus të përbashkët që veçanërisht përmes kësaj marrëveshje t’i japim shpresë qytetarëve për liberalizimin e vizave. Ideja ishte mos të paragjykohet marrëveshje por vetëm të kemi nga një nënshkrim për çështjen e demarkacionit. Opozita ka një qëndrim kokëfortë”

Në takim pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, si dhe shefja e EULEX-it për Kosovë, Nataliya Apostolova.

Takimi ka zgjatur rreth një orë. /Gazeta Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...