Published On: 16 Gusht, 2017

Përfaqësuesja amerikane në OKB kërkon formimin e qeverisë dhe ratifikimin e demarkacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendësambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Michele Sison.

Gjatë fjalimit në KS të OKB-së, ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendësambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...