Published On: 5 Korrik, 2017

Për shkak të tërmeteve, hapet kampi ushtarak në Ohër për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit.

“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dyert e kampit janë të hapura për qytetarët, të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.

Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt – Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes./AlsatM/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...