Published On: 20 Tetor, 2016

Për Serverin dhe servilët antishqiptar! Po na shantazhoni tani edhe me Malin e Zi

 

Ju z.Daniel Server keni qenë për shumë vjet në krye të referencave për çështjen e Kosovës nga vetë shqiptarët. Me z.Janush Bugajskin, keni qenë si të thuash dy polet e një meridiani, që ne shqiptarët i referoheshim paskajshëm si shembullor dhe se këshillat tuaja janë për tu dëgjuar, thuaja pa shmangie.

Por, ka disa vite, fillimisht nga bisedimet në Vjenë dhe tash sa vjet në Bruksel me pak përjashtime, që ju me kohë keni filluar të eklipsoheni nga vetë analizat tuaja, dhe sot ato që thoni ju, me shumë pak bujë, dhe me shumë më pak interesim vëzhgohen.

A e dini pse? Ka nja 10 vjet që së bashku me një pjesë të konsiderueshme të diplomacisë amerikane, britanike, franceze s’reshtni jo vetëm të thoni, por edhe ti detyroni politikanët tanë për kompromise ndaj Serbisë dhe serbëve, dhe t’ju ndjekin si ogiç edhe analistët tanë të lodhur nga lufta për të brejtur një pjesë të fuqisë dhe pasurisë së Kosovës…

Pra ju nuk reshtni të na thoni se Kosova duhet të bëjë kompromise. Pyetja është pse gjithmonë Kosovës i thuhet kjo? Pse nuk arrini të artikuloni këtë presion edhe ndaj Serbisë dhe serbëve, e tani edhe ndaj Malit të Zi.

Tani edhe kompromis me territor, dhe madje po na shantazhoni duke thënë se Mali i Zi paska për tu bërë fuqi se jo mahi, duke hyrë në NATO. JU harroni se shqiptarët tashmë e kanë Shqipërinë në NATO, po aspak më shumë nuk po ia sheh hairin as Shqipëria vetë dhe as Kosova.

A dini të na thoni pse jo?

Po ua themi ne, sepse ju ka kohë që nuk bëni analiza shkencore, dhe kështu po e devalvoni institucionin e nderuar John Hopkins.

çfarë analizash bëni ju kur na kërcënonin edhe me Malin e Zi, paramendoni me 600 mijë banore, pesë herë më pak se që ka Kosova banor, përfshirë edhe ata shqiptarë, që dijetarë si ti i latë vetmitar dhe të braktisur qindramijëra shqiptarë në botë – si jorezident të Kosovës, që Serbia dhe Mali i Zi i detyruan ta lëshojnë Kosovën, dhe tash kjo qeveri dhe kjo klasë politike po e bën këtë, që ju z.Server me analizat tuaja ‘shkencore’ e mbroni.

Thirrni mendjes z.Server, mos e poshtëroni veten aq shumë, sepse historia njerëzore është shumë më e gjatë dhe asgjë nuk është e përjetshme, as fuqia amerikane.

Shqiptarët kanë mbijetuar perandori e perandori, nga jo fenikase, romake, osmane, e madje edhe sovjetike e kineze (në Shqipëri). Por, ja ku jemi pa ata!

Shqiptarët kanë besuar pafundësisht në Amerikën sepse kanë besuar dhe ende besojnë se ajo po rivë drejtësi në Ballkan duke korrigjuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve, a e dini të kujt të fuqive të mëdha të Europës, por jo për ti shuar ata si shqiptarë brenda Kosovës dhe kudo jashtë Shqipërisë.

Nëse jeni aq dijetar i shkëlqyeshëm pse nuk ia jepni këto këshilla për kufijtë Britanisë së Madhe si për shembull për ishujt e Foklandit apo Japonisë për ishujt që po ja konteston Rusia dhe Kina, por sigurisht që atje analizat tuaja nuk do të botoheshin jo në gazeta lokale, por as në muret e fshatit.

A nuk e din Japonia kush është Kina dhe Rusia, fare pa hyrë në NATO? E pse për ne Mali i Zi qenka aq i trishtueshëm nëse bëhet pjesë e NATO-s?!

Asnjë mësim i denjë nga ju nga intervista në Radion Evropa e Lirë, përveç se si nuk duhet të ekzistojnë më modele të tilla në gazetari, dhe që mediat serioze duhet të kenë kujdes se çfarë të ofrojnë.

Nuk është e denjë të mbani në pushtet në emër të kërcënimit rus kriminelin Gjukanoviç në pushtet, dhe as kriminelët tanë këtu, sepse ka me mijëra e mijëra shqiptarë më të zot, e më proamerikan, se sa këta që thonë se po “luajnë koqe me ju!”

Zbulojeni ju me analizat tuaja ‘shkencore’ pse është kështu, e nuk kemi nevojë për lajthitje të reja!  SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...