Published On: 23 Tetor, 2016

Për politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë ka ikur koha kur…

 

Nga Skënder S.KAPITI

 

Tashmë i ka dalë boja dhe është konsumuar alternativa e politikanëve të Kosovës të cilët mendojnë se fitojnë pikë politike duke  marrë tituj e dekorata nderi nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga Bashkitë në Shqipëri vetem per faktin e te qenurit politikan apo pushtetar; edhe duke menduar dhe  vetëmashtruar se duke u paraqitur dhe  u vetëreklamuar sikur e duan Shqipërinë  dhe Bashkimin Kombëtar të fitojnë adhurues, mbështetës dhe vota të votuesve në Kosovë me qëllim për të përfituar për vete politikisht dhe autoritet e pushtet në Kosovë.

Po  ashtu  edhe i ka dalë boja dhe është konsumar  tashmë dhe alternativa e politikanëve nga Shqipëria të cilët duan të përfitojnë dhe të krijojnë imazhin e ndikimit, të dëgjimit dhe të respektik gjithkombëtar si dhe sidomos për të mashtruar opinionin politik dhe diplomatik ndërkombëtar duke shfrytëzuar dhe manipuluar  me “paternalizmin”, influencën dhe të ndikimit që me demek ata kanë edhe te shqiptarët e Kosovës  e të Maqedonisë me qëllim për të fituar besimin nga ndërkombëtarët  si individë, autor dhe faktor të rëndësishëm  stabiliteti ne rajon me qëllim vetëm sa për të marrë prej tyre mbështetje politike, dhe vetëm e vetëm për interesin e ngushtë personal politik dhe për pushtet në Shqipëri.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...