Published On: 1 Gusht, 2017

Për Melizen dhe për gjithë ata që mendojnë si ajo!

 

Arta Krasniqi

Ju kërkoj falje për qetësin që jua prishim gjatë verës !

Ju kërkoj falje që restorantet, kafenetë, baret, parqet jua mbushim gjatë kësaj stine!

Ju kërkoj falje që Kosovën po ua mbushim me bërllok e mbeturina  gjatë verës!

Ju kërkoj falje nëse ne po jua prishim rrugët, asfaltin!

Ju kërkoj falje nëse ne vijmë dhe ndërtojmë, blejmë, investojmë në vendin tuaj!

Ju kërkoj falje që erdhëm dhe hapëm fabrika në këtë vend!

Ju kërkoj falje që ne jemi ambasadorë për Kosovën kur ju as viza nuk keni!

Ju kërkoj falje nëse vijmë ne dhe ringrisim në këmbë atë që ju e shkelët me të dyjat!

Ju kërkoj falje që ne ndihmojmë vendin në ndërtim dhe në shërim të popullit tonë!

Ju kërkojmë falje nëse jua sollëm ndonjë veturë si dhuratë!

Ju kërkoj falje nëse edhe pushimet e juaja ua paguajmë ne!

Ju kërkoj falje që ne rrisim buxhetin e Kosovës me 30% (50%)!

Ju kërkoj falje nëse jua zëmë parkingun!

Ju kërkoj falje edhe për aksidente që bëjmë, trafikun jua  bllokojmë!

Ju kërkoj falje edhe për mos shijen e veshjeve që kemi dhe kjo sigurisht që nuk është e mirë për sytë e juaj, edhe për ujë dhe rrymë kërkojmë falje që jua harxhojmë dhe pastaj vuani tanë vitin!

Kërkoj falje edhe për ata që lan familjet e tyre dhe erdhën luftuan për lirin që ju sot e gëzoni!

Ju kërkoj falje për të gjitha që ne bëjmë dhe kemi bërë për Kosovën tonë dhe ju kemi lënë rrugëve prej kafenesë në kafene duke u sjellë pa punë, me diploma pa vlerë, prej vetizolimit s’mund të shkoni më larg se në Shqipëri dhe Maqedoni!

Turp na qofte neve të diasporës që ju lëmë mbrapa juve!!!

Shihemi s’shpejti Kosovë ❤️

 

Nga një e huaj në vend të huaj dhe një e huaj në vend të vet…

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...