Published On: 28 Maj, 2017

Për dheun e fjalën

Çun Lajqi

Mi lidhni tri thupra, që flasin shqip
që lakohen e s’thehen
e ujin thithë tokës e mbajnë deri nesër
e bashkë rrinë
e vdesin bashkë.
Mi lidhni tri thupra
që fjalën e thyemjës se kanë mësue,
ta thuri gardhin e gjuhës që harrohet
e gurin ta ve mbi plisin,
që shqip t’mos rrehet atdheu
e shqip t’mos rjepet.
Nëse thahen,
mes tyne me futni si fije kashte,
të digjem për dheun e fjalën
e t’bahem gur.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...