Published On: 14 Nëntor, 2016

Pendohen terroristët, rrëfejnë për “sulmin ndaj Izraelit”

Pas 11 arrestimeve të kryera mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë për çështje terrorizmi, dy nga të dyshuarit kanë pranuar të flasin e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Burime nga Krimet e Rënda deklarojnë se janë informuar nga homologët e tyre në Kosovë, se dy nga të dyshuarit kanë rrëfyer planin e tyre për të sulmuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, fillimisht me eksploziv e më pas me armë zjarri.

Ky sulm do të kryhej gjatë mbërritjes së futbollistëve izraelitë, ndërkohë që grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesa mbështetëse e terroristëve. Pasi është vënë në dijeni të këtij informacioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i dërgojë letër-porosi Prokurorisë Speciale në Kosovë për t’i marrë të dhënat në rrugë zyrtare, së bashku me emrat e personave të tjerë të implikuar në Shqipëri në planin e sulmit të zbuluar nga përgjimet intensive jo vetëm të autoriteteve shqiptare, por edhe atyre të huaja.

Të katër të dyshuarit në Shqipëri, që mbahen në “arrest me burg”, nuk kanë pranuar të flasin duke mohuar çdo qëndrim të prokurorisë. Por ata shfaqen në komunikimet telefonike dhe në rrjetet sociale duke paralajmëruar se goditja do kryhej së shpejti. Përveç akuzës së aktit terrorist, ata mbahen në paraburgim edhe për rekrutim të shtetasve në luftimet në Siri dhe indoktrinim të besimtarëve në grupin terrorist ISIS. /Top Channel

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...